E birësoi në Shqipëri, amerikani vret djalin e adoptuar se bashku me gruan

0
1639

Një 55-vjeçar në Kolorado të SHBA-ve ka vrarë gruan dhe dy fëmijët e tyre, njëri prej të cilëve ishte i adoptuar në Shqipëri. Më pas ai ka kryer vetëvrasje.

Mediat bëjnë me dije se Christof Kreb, 55 vjeç vrau gruan me të cilën ishte i martuar prej 26 vitesh, Yvette Siegert-Kreb, 50 vjeç dhe fëmijët e tyre, Felicity Kreb, 13 vjeç dhe Barrett Kreb, 9 vjeç. Ky i fundit ishte adoptuar nga çifti në Shqipëri.

Policia mbërriti në banesë pas një njoftimi se njëri prej tyre ishte plagosur rëndë. Në momentin e mbërritjes atje, gjetën të pajetë të katër anëtarët e familjes.

Christof Kreb ishte bashkëpronar i Specialty Sports and Supply, një dyqan armësh në Kolorado Springs, sipas të dhënave të biznesit të mbajtura nga Zyra e Sekretarit të Shtetit të Kolorados.

Si Christof Kreb dhe gruaja e tij ishin veteranë të ushtrisë amerikane, tha përfaqësuesja e familjes Laura Muir Mellini. “Ajo ishte një avokate e palodhur për fëmijët e keqtrajtuar dhe të neglizhuar,” tha Muir Mellini.

Familja kishte 8 fëmijë, 5 prej të cilëve ishin të birësuar. Muir Mellini tha se Felicity Kreb ishte birësuar në Kinë dhe vëllai i saj Barrett, i cili po ashtu u vra nga babai i tij adoptues ishte birësuar në Shqipëri.